Mustafa bisedë telefonike me Vuçiç, Serbia ofron ndihmë për përmbytjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2016, 15:05
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka biseduar sot me telefon me kryeministrin e Kosovës, Isa Musatafa, për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, ka kumtuar qeveria e Serbisë.Të dy kryeministrat kanë biseduar edhe për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.Mëtutje në kumtesë theksohet se Aleksandar Vuçiç ka ofruar ndihmën e qeverisë së Serbisë për kapërcimin e pasojave të vërshimeve, që i kanë goditur disa komuna në Kosovë. /REL/