Rama në Sukth dhe Shijak: Kjo situatë faturë e ndërtimeve dhe projekteve kuturu

Sapo është kthyer nga përmbytjet, kryeministri Edi Rama ka parë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet në disa nga zonat më problematike.Fillimisht Rama është ndalur në Katundin e Ri në Sukth të Durrësit. Sipas shefit të qeverisë shkak për përmbytjet janë ndërtimet pa plan dhe projektet kuturu.Banori: U bënë punimet e autostradës, e kanë spostuar kanalin. S’do kishim probleme. Dhe ka ardhur sipas interesit të tij dhe ka futur një tub me 50 diametri, aq. Gjithë problemi është këtu. Këto strukturat këtu në rregull, kanë punuar.Rama: Duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm që këto janë faturat që paguajmë dhe do të vazhdojmë të paguajmë një zhvillimi kaotik pa plan, pa rregulla, pa displinë, me ndërtime kuturu, projekte kuturu.Banorët kanë dhënë alarmin SOS në këtë zonë dhe qeveria ka ndërhyrë nga ajri dhe toka për ndihma me ushqime.Pas Sukthit kryeministri Edi Rama u ndal në Shijak ku përmbytjet janë të konsiderueshme dhe dëmet materiale të shumta. Ndërkohë dhjetra fanmilje janë evakuuar.Rama: Ndryshimet klimaterike kanë sjellë kudo probleme të shtuara, plus që ne kemi koston e gjithë kësaj që kemi bërë 25 vjet, prit pyje, shkatërro shtretër lumenjsh, prish argjinatura, prish prita, prish ekuilibrin e natyrës.Situata vijon të monitorohet nga emergjencat civile dhe forcat e armatosura, ndërsa banorët e evakuuar qëndrojnë në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës.Gjatë inspektimit të zonave të përmbytura Rama u shoqërua nga shefi i Emergjencave Shemsi Prençi, Ministri i Brendshëm Tahiri dhe ai i Mirëqënies Sociale Klosi.[caption id="attachment_651932" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Rama ne Sukth Ne foto: Rama ne Sukth[/caption][caption id="attachment_651698" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Rama ne Shijak Ne foto: Rama ne Shijak[/caption]/Oranews.tv/