Vlerësohen talentet në teknologji, çmime për zhvilluesit e aplikacioneve software-ve

Mbahet mbrëmja Gala në të cilën u shpërndarë çmimet për talentet më të mira shqiptare në fushën e teknologjisë së informacionit nga kompania ICTS media. Në këtë eveniment ku u dhanë cmime për aplikacionet dhe software-t më të mira, merrnin pjesë ministri i Inovacionit, Genc Pollo dhe Ambasadorë të akredituar në Tiranë.Në këtë eveniment u ndanë 5 çmime për arritjet më të mira teknologjike të informacionit. Të sponsorizuar nga Raifessen Bank, Vodafone Albania dhe të tjerë, përfaqësuesit e këtyre kompanive u shprehën se për ta është shumë e rëndësishmë që të promovojnë dhe nxisin të rinjtë e talentuar në teknologjitë e informacionit.5 çmimet e fituara ishin përkatesisht në kategoritë, atë të krijimtarisë së vitit, të diplomës më të mirë, akademiku i vitit, në krijimtarinë më të mirë mobile dhe atë të yllit në ngritje të vitit.