Komisioni hetimor, Bogdani: Synojmë zbardhjen e incidentit dhe marrjen e përgjegjësive

Zbardhje të plotë të së vërtetës dhe marrje të përgjegjësive. Ky është qëllimi i nismës më të fundit të deputetëve demokratë për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar lidhur me incidentin në Vjenë mes Kryesocialistit Edi Rama dhe diplomatit shqiptar atje, Egin Ceka. Deputeti demokrat Gerti Bogdani në RTV Ora News deklaroi për drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj se lideri i opozitës me aktin e tij të turpshëm ngrtiti dorë jo thjesht mbi diplomatin në fjalë, por mbi imazhin e Shqipërisë.“Përmes komisionit ne synojmë zbardhjen e incidentit dhe marrjen e përgjegjësive. Rama flet për nepotizëm ndërkohë që ska të bëjë me këtë. Zoti. Rama tregon papërgjegjshmëri totale politike që vendos dorë mbi një diplomat shqiptar. Pse vjen kjo? Në fund të takimit Ceka i ka thënë se pse duhet të shash vendin tënd kaq shumë. Nuk duhet bërë kjo gjë jashtë shtetit. Gabimi më i madh i zotit Rama është dëmtimi i imazhit të Shqipërisë dhe vendosja dorë jo thjesht mbi një diplomat por mbi imazhin e vendit të tij” tha ai.Një tjetër çështje mjaft e rëndësishme, e lidhur direkt me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor është KQZ. Ngërci i krijuar në këtë institucion, që vijon punimet me vetëm 4 anëtarë nga 7 që duhet të jenë për zotin Bogdani do jetë i përkohshëm, pasi sipas tij kreu i PS do ti thërrasë arsyes dhe do plotësojë vakancën me përfaqësuesit e tij.“Jam I sigurtë se rama në njëfarë pikë do I thërrasë zërit të Arsyes nëse ka, ka marrë mesazhet e qarta nga SHBA dhe nga takimi I fundit me përfaqësuesin e OSBE. Ai do ta bëjë detyrën e tij në fund fare dhe do anashkoalojë këtë zhurmë duke plotësuar vendet vakante. Nuk ka shtyrje zgjedhjesh, me 23 qershor shqiptarët do të votojnë dhe do ti japin besimin kësaj qeverie për ta shtyrë përpara vendin ose zotit Rama për ta kthyer prapa, por jam i sigurtë se shqiptarët do dinë të vlerësojnë dhe bëjnë zgjedhjen e duhur duke votuar PD dhe aleatët e saj” deklaroi Bogdani.Deputeti demokrat hodhi poshtë edhe pretendimet e socialistëve se PD përmes veprimit të saj antiligjor me KQZ po e fut Shqipërinë në një diskurs përplasje me SHBA. Sipas Bogdanit mesazhet e të gjithë partnerëve ndërkombëtare janë shumë të qarta, rikthimi i funksionalitetit në KQZ përmes ruajtjes së balancave politike.“Jo. Deklaratat pas të cilave përpiqet të kapet PS janë ezauruar dhe hedhur poshtë nga përfaqësues më të lartë. KQZ duhet të funksionojë si një e plotë. Kam parasysh këtu zotin. Moore, i cili nuk flet për një kurs përplasje me SHBA. PD ka një marrëdhënie të shkëlqyer me partnerët ndërkombëtarë, u vu re edhe në konventën e PD. Ju kujtoj reagimin e PPE kur u tërhoqën anëtarët e PS. KQZ duhet të ketë balancë. Rama të vetmet marrëdhënie të mirë që ka, e ka me serbët që ishin mentorë të marrëveshjes në Shkodër” theksoi ai.Deputeti i PD foli edhe për dy kualicionet e formuara dhe daljen e LSI nga koalicioni i djathtë.“Në krahun tjetër kemi një grupim që realizon mirë ndarjen ideologjike, në atë koalicion ke rreth katër parti komuniste. Një grupim që ska më dhe spretendon më rilindje. Nga ana tjetër kemi një koalicion të djathtë që përbledh shumë vlera dhe një grupim shumë të madh të votave. Matematika e koalicionit të djathtë nuk është cënuar, pasi në 2009 PD sishte në koalicion me LSI. Mund të them që është konsoliduar e djathtë” u shpreh Bogdani.Duke iu referuar punimeve të Konventës së të rinjve demokratë, e mbajtur vetëm një ditë më parë, Bogdani shprehu bindjen se ashtu si në zgjedhjet tjera edhe në 23 qershor të rinjtë do të japin mbështetjen e padiskutueshme për PD. Më shumë punësim dhe vende të reja pune për të rinjtë, ofron PD sipas Bogdanit, praktikë të cilën e ka ndjekur gjatë gjithë qeverisjes por me një fokus të vecantë në këtë mandat të ardhshëm, shprehet ai.“PD u ofron të rinjve më shumë punësim. Po e lidh me papunësinë në Franca, ku Hollande që Rama jo rrallë herë i është referuar, me taksën e tij të famshme progresive shkurtoi vendet e punës. PD ofron më shumë vende të reja pune për ta që diplomohen dhe ata që duan të bëjnë karrierë. Taksa e sheshtë u jep mundësi të rinjve të krijojnë bizneset e tyre, por pse jo të punësojnë edhe bashkëmoshatarët. Pa diskutim, element me rëndësi i konventës ishte dhe entuziazmi kur hyri Kryeministri në sallë, kishte një energji shumë pozitive që do jetë shtysa kryesore për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit. 22 vjet më parë ishin të rinjtë që solëln ndryshimin e madh. Edhe fjalimi i Eduart Selamit si një prej atyre drejtuesve të PD që tërhoqi të rinjtë vite më parë ishte shumë i rëndësishëm. Berisha u ka kushtuar realisht vëmendje të rinjve gjatë dy mandateve dhe i ka vënë më në fokus për këtë mandat të tretë. Në këto zgjedhje po flitet më shumë për rolin e të rinjve, por ata kanë pasur rolin dhe vëmendje nga PD gjatë gjithë qeverisjes. Është investuar shumë për shkollimin e tyre. Në këto 8 vite është bërë shumë për të rinjtë, me rindërtimin e shkollave, paisjen me laboratorë informatikë, ulje drastike të tarifave, lëvizja e lire” tha më tej ai.“Rama të thuash kritik është pak, është nihilist, nuk sheh apo më saktë nuk pranon ndryshimet. Më në fund ka pranuar të takojë të rinjtë, e ka të vështirë të komunikojë ballë për ballë me ta. Nëse do të bënte gjë do ta kishte bërë për 8 vite në Bashki, alternativa e tij me atë tonën kanë një ndryshim shumë të qartë. Ata që e dallojnë më mirë janë të rinjtë shqiptarë” përfundoi Gerti Bogdani, ndërsa iu referuar takimit të kreut të PS me student të ekselencës në UT në të njëjtën kohë që PD mbante Konventën e të rinjve.