Juventus kërkon më marrë portugezin Luis Nani

Juventus kërkon më marrë portugezin Luis Nani, për të shtuar një tjetër yll në skuadër. Antonio Konte është i bindur se portugezi 26 vjeçar do të ishte një armë më shumë në skuadrën e tij dhe për këtë arsye ka autorizuar Marotën të fillojë bisedimet me futbollistin dhe Mançester Junajtid.Portugezi ka luajtur një rol krejtësisht episodik në këtë vit ku Mançester Junajtid u shpall kampion, pasi është aktivizuar në vetëm 13 ndeshje ndërsa ka shënuar një gol. Për këtë arsye, ai ka kërkuar shpjegime nga Aleks Ferguson, ndërsa ka bërë të qartë se mund të largohet nga "Old Traford", ku ka një kontratë deri në vitin 2014.Nani dëshiron të luajë me vazhdimësi dhe Juventusi ia garanton një gjë të tillë, si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve. Por këtu ka dy probleme shumë të mëdha, çmimin e tij dhe rrogën e lartë që kërkon.Mançester Junajtid kërkon 25 milion euro për futbollistin, ndërsa Juventus ofron vetëm 15, ndaj bisedimet gjatë kësaj vere pritet të zgjasin shumë nëse marrëveshja do të shkojë drejt konkretizimit.Nga ana tjetër duhet kënaqur Nani, i cili ka kërkesa shumë të larta për rrogën e tij, gjë që bënë të dështonte një transferim i mundshëm te Zenit Shën Petersburg në janar. Lojtari pretendon një rrogë prej më shumë se 7 milion euro në sezon, shifër të cilën te Juventusi vështirë se do ta marrë. Megjithatë, klubi po shqyrton idenë e vendosjes së bonuseve të lartë në kontratë, duke i vënë një rrogë bazë prej 5 milion eurosh, por duke garantuar se do të përfitojë më shumë se 7 nëse ai "shkëlqen" me të vërtetë, siç pretendon portugezi.