Arsenali drejt transferimit të Stevan Jovetiçit

Arsenali ka bërë një hap para shumë të rëndësishëm për të siguruar shërbimet e Stevan Jovetiç, pasi ka hapur bisedimet me skuadrën e Fiorentinës për transferimin e sulmuesit. Kjo lëvizje e "topçinjve" vjen në periudhën kur Arsen Venger filloi të shprehte shqetësimin e tij për forcën ekonomike të Çelsit dhe se si rivalët e tyre po blejnë çdo lojtar të mirë që u del para.Arsen Venger ndjek futbollistin që në vitin 2011, por kërkon me çdo kusht të ulë çmimin e futbollistit të cilin Fiorentina e vlerëson 30 milion paund.Klubi ka vendosur të mos presë verën për të nisur negociatat dhe ka bërë ofertën fillestare, duke parë se për futbollistin në fjalë interesohen edhe Juventus e Mançester Sitit, që janë gati të bëjnë oferta të përafërta për të siguruar shërbimet e tij.Por në kundërshtim nga dy skuadrat e tjera, Arsenali është i penalizuar për faktin se nuk ka siguruar ende pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm dhe dihet dëshira e lojtarit për të luajtur në këtë aktivitet të rëndësishëm për klube.Objektivi i dytë për nga rëndësia për Venger është të gjejë një portier cilësor dhe sipas mediave gjermane e atyre angleze, po ndiqet me vëmendje 28 vjeçari i Hamburg, Rene Adler, një nga portierët e përfaqësueses gjermane që vlerësohet rreth 8 milion paund.