Wenger:Bundesliga jo gara më e fuqishme në Evropë
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk mendon se Bundesliga është gara më e fuqishme në Evropë, pas rezultateve të kësaj jave në Ligën e Kampionëve.Një finale gjermane e Ligës së Kampionëve është shumë me gjasë të ndodhë këtë vit, pasi Bayern Munich dhe Borussia Dortmund shkatërruan dy gjigantët spanjollë, Barcelonën (4-0), respektivisht Real Madridin (4-1)."Se Bayern është një top ekip në Evropë, këtë e kemi ditur që më herët. Bayern është një fenomen i izoluar në Gjermani. Ata luajtën në finalen e vitit të kaluar dhe në tre finale në katër vitet e fundit"."Kjo është ca e veçantë. Ata janë një fuqi e madhe financiare në Gjermani. Për pjesën e mbetur, mendoj se është shumë e hapur. Sezonin e ardhshëm do t'i shihni skuadrat angleze sërish", ka thënë Wenger.