Manchester United do festoj titullin në Premier Ligë

Manchester United do të festoj titullin në Premier Ligë para tifozëve më datën 13 maj. 20 herë kampioni i Premier Ligës Angleze do të mbledhë në qytet tifozët e saj për të prezantuar trofeun para tyre.United në këtë ditë do të ketë para vetes edhe një sfidë. Skuadra e madhe angleze do të tentoj të thyej rekordin e rivalëve lokal për numrin e mbledhur të tifozëve në qytet. Besoni apo jo Manchester City ka mbledhur 5 herë më shumë tifoz në qytet se sa herën e fundit kur United e fitoj titullin e 19-të në Premier Ligë.Sipas Manchester Evening News, United nuk do të ketë gjasë ti afrohet kësaj shifre por që numri i tifozëve do të jetë më i madh se sa në festën e titullit të 19-të.