Jose Murinjo rikthehet tek Chelsea
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2013, 11:26
Rikthimi i Joze Murinjos tek Çelsi tashmë duket se është bërë një fakt i kryer. Mediat britanike bëjnë me dije se menjëherë pas gjysëmfinales me Borusian, ku Reali ka shumë pak mundësi që ta kalojë në finale, Murinjo pritet të zyrtarizojë largimin nga Reali.Por, londinezët duket se tashmë kanë bërë edhe goditjen e madhe për sulmin. Ata janë shumë pranë sulmuesit të Atletiko Madrid, Falkao, pë rtë cilin pritet të paguajnë 60 milionë euro.Pavarësisht afrimit të Falkaos, sulmuesi spanjoll, Fernando Torres, që ka qenë një hije gjatë periudhës së tij tek Çelsi, ka thënë se do të respektojë kontratën, duke mos u larguar nga londinezët