Dule: Për PBDNJ-in s`ka KQZ, vendimet e tij janë të pavlershme

Kryetari i PBDNJ-it Vangjel Dule ka deklaruar sot se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një fals dhe çdo vendim i tij është i pavlershëm.Në një konferencë për shtyp, Dule theksoi se është i nevojshëm riformatimi I KQZ-së për të pasur një process zgjedhor me standarte."Për PBDNJ nuk ka më KQZ.  Gjithashtu përshëndes  deklaratën e ambasadorit Arvizu se KQZ duhet ndryshuar pasi në formën e sotëm është një fals dhe çdo verpim i këtij komi është i pavlershëm dhe nuk meriton asnjë koment.Dialogu për riformatimin e KQZ-së është një element pa të cilin nuk mund të shpresohet se do të kemi një proces zgjedhor të ndershëm" tha Dule.Gjithashtu Dule theksoi se integrimi është slogani i PBDNJ-it në zgjedhjet e 23 qershorit."PBDNJ vjen me këto zgjedhje me slloganin që përmbledh jo vetëm filozofinë dhe përparësitë e saj por  që përbën edhe ëndrrën dhe prespektivën e Shqipërisë, integrimin në BE. Jemi vendi i vetëm që kemi dështuar për të tretin vit radhazi për marrjen e statusit kandidat. Marrja e statusit nuk është proces formal apo thjesht miratim ligjesh apo aktesh ligjore, është filozofi, është mënyrë të vepruari dhe të kuptuari” tha Dule.