Basha: 20 autobusë të rinj për linjën Kombinat-Kinostudio
Qytetarët të cilët e kanw të nevojshme të përdorin linjën e urbanit Kombinat- Kinostudio do të çlirohen nga autobusët e dikurshëm të vjetër dhe pas asnjë standard. 20 autobusët e kësaj linje nisën qarkullimin ku secili prej tyre ka një kapacitet prej 100 persona.Qytetari i parë i Tiranës Lulzim Basha preferoi të hipte në njërin prej autobusëve nga kombinati deri në qëndër për të inaguruar këtë linjë.Basha tha se vëmendja ndaj transportit publik do të jetë gjithmonë ndërsa ironizoi socialistët se mund të akuzojnë për vjedhje të programit.“Para se të marr autobusin së bashku me bashkëqytetarët e mi, dua të shpreh dëshirën që të mos kemi akuza edhe për këtë linjë, që e “kopjuam” apo që ndodhej në programe, pasi fakti është që kjo linjë ka qenë në gjendje të mjerueshme prej më shumë se një dekade. Fakti është që banorët e kanë kërkuar përmirësimin e shërbimit për një kohë shumë të gjatë dhe fakti është që ky përmirësim shërbimi erdhi atëherë kur Bashkia ktheu vëmendjen tërësisht ndaj qytetarëve dhe kështu do të vazhdojë t’u shërbejë qytetarëve, me devocion, me vendosmëri, përtej demagogjisë dhe luftës politike” theksoi kreu i Bashkisë Lulzim Basha.“Kjo është një ndërmarrje e cila është keqmenaxhuar prej shumë vitesh, ka akumuluar borxhe. Për fat të keq, keqmenaxhimi nuk është bërë për të ofruar një shërbim të mirë. Shërbimi ka qenë i keq, menaxhimi ka qenë i keq. Ne do përpiqemi sa më shumë që ata punonjës që nuk janë përgjegjës për keqmenaxhimin, të integrohen qoftë në këtë park të ri, qoftë në parqe të reja autobusësh për linja të reja që do të hapim në qytet” u shpreh Basha.Çdo vit vetëm në linjën kombinat kinostudio udhëtojnë 10 milion qytetarë. Ndërsa zëvëndësimi është bërë aktulaisht me 20 autobusë të rinj dhe përgjatë vitit prit të shtohen edhe 16 të tillë.