Nis puna për dublimin e urave ekzistuese në autostradën Kukës-Morinë

Në autostradën Kukës-Morinë ka nisur puna për dublimin e urave ekzistuese. Punimet po kryen falë fondeve të akorduara nga qeveria shqiptare, ndërsa pritet të ndikojnë në qarkullimin më të lirshëm të automjeteve. Në fazën e parë të punimeve do të ndërtohen kolonat dhe trarët tërthorë kryesorë.Në segmentin Kukës-Morinë janë gjithsej 7 ura të cilat aktualisht janë të padubluara, pra me dy korsi nga katër që duhet të jenë.Punimet për ndërtimin e këtyre urave kanë nisur që në vitin 2OO9 por për shkak të mungesës së fondeve punimet janë shtyrë.