Lutaj: Sali Berisha ka dështuar me policinë e shtetit

Partia Socialiste ka akuzuar sërish sot qeverisë se ka dështuar për të siguruar rendin dhe qetësinë publike.Në një konferencë për shtyp, deputeti Pirro Lutaj theksoi se kriminaliteti në vend është rritur dhe qytetarët ndihen të pambrojtur dhe të pasigurtë dhe besimi tek policia është në nivelet më të ulëta të mundshme.Sipas tij, shqiptarët shohin se shteti e ka braktisur detyrën në mbrojtje të qytetarëve përpara krimit, i cili fiton dita ditës gjithnjë e më shumë terren.“Sali Berisha premtoi në programin e tij qeverisës se për garantimin e rendit dhe sigurisë publike do të rriste profesionalizimin, motivimin, ndershmërinë e personelit, modernizimin teknologjik, përmirësimet organizative nëpërmjet njësive të specializuara, e do të rriste besimin e bashkëpunimin me publikun. Por sot, në fund të mandatit të tij, situata në të vërtetë është kjo: Krimi është rritur; Në 8 vite me Saliun në pushtet, krimi është trefishuar; Pasiguria në rrugë është rritur me 220%; Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është përkeqësuar; Sot Policia e Shtetit ka dështuar keq dhe me mbrojtjen e grupeve më në nevojë, siç janë fëmijët dhe gratë nën rrezikun e provuar e të përsëritur të dhunës. Profesionalizmin dhe motivimin e Policisë së Shtetit, Berisha e mbyti me emërimet dhe rekrutimet që plotësonin vetëm një kriter, atë të militantit (ose tre nëse shtojmë nepotizmin e krahinizmin)” theksoi Lutaj.Ai ka theksuar se pas 59 ditësh, Qeveria e Majtë, brenda 300 ditëve të para do ta rivendosë Policinë e Shtetit në krye të detyrës dhe Shqipëria do të shohë me sytë e saj një Polici të Rilindur.“Riorganizimi rrënjësor i Policisë së Shtetit dhe i të gjitha forcave të sigurisë, rritje të trajtimit financiar për policinë shqiptare dhe do e çlirojmë atë nga Kupola e Policisë, nga Burgajt e Kuliçit që i ka tradhtuar Policinë e Shtetit dhe kanë i kanë lënë qytetarët të pambrojtur përpara revanshit të krimit. Shqiptarëve nuk do t’u duhet të armatosen për të mbrojtur pronën, shtëpinë, jetën e tyre. Sepse shqiptarët do të kenë përkrah Qeverinë e Rilindjes dhe programin e saj. Për Partinë Socialiste siguria e jetës është gur themeli për një zhvillim të qëndrueshëm në të gjitha fushat e jetës, të punësimit, të shëndetësisë, edukimit dhe kulturës. Ne kemi vullnetin për ta luftuar krimin dhe një strategji të mirëfilltë për ta luftuar atë” shtoi Lutaj.