Beograd,Daçiç e Vuçiç takohen me serbët e veriut

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, dhe zëvendëskryeministri i parë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen sot me përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës.Këta të fundit kanë kundërshtuar marrëveshjen e arritur midis Prishtinës dhe Beogradit, por autoritetet serbe kanë shfaqur besimin se do të arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët edhe me ta.Gjithashtu është thënë se Vuçiç do të mbajë sot një konferencë për gazetarët, në lidhje me “situatën politike në Kosovë”.