Justin Bieber dhe Kourtney Kardashian?
Pas disa takimeve, motra e madhe e Kim, Kourtney Kardashian është fotografuar nga paparacët teksa largohej në mëngjes nga hoteli ku rri pop star-i kanadez, Justin Bieber.Mediat amerikane shkruajnë se Bieber iu ka thënë lamtumirë vajzave të reja pasi tashmë po tërhiqet nga gra më të mëdha se ai në moshë. Prej muajit tetor, paparacët e kanë fotografuar këngëtarin në shoqërinë e 36-vjeçares, Kourtney Kardashian, motra e të famshmes Kim.Por kjo nuk është hera e parë që çifti janë fotografuar së bashku. Ndërsa mediat shkruajnë për një lidhje të mundshme mes tyre, Justin ka postuar në Instagram një fotomontazh me një grua misterioze, të cilën e ka mbuluar me trup të shoqëruar edhe me shënimin “Zoti e di!”Kourtney, më e madhja e motrave Kardashian, u fotografua nga paparacët teksa dilte nga “Montage Beverly Hills”, i njohur ndryshe edhe si hoteli i Bieber-it. Ndërsa më herët ata ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit në një klub nate në lindje të Hollywood-it, në Los Anxheles. Ylli kanadez i pop-it nuk e konfirmon por as nuk e mohon lidhjen me 36-vjeçaren, nënë e tre fëmijëve.21-vjeçari përveç këngëtares Selena Gomez, ka qenë në një lidhje edhe me një tjetër nga motrat Kardashian, me modelen bukuroshe Kendall. Megjithatë çështjet e tradhëtisë nuk përbëjnë më lajm për familjen e famshme.
/Oranews.tv/