Jo burg për të miturit, Manjani: Qelia nuk është zgjidhje duhet t'u japim zanat
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se burgu për të miturit që kryejnë vepra penale nuk është një zgjidhje përfundimtare për ta. Dikasteri që ai drejton synon ta orientojë këtë kategori drejt edukimit profesional në një kohë kur shifrat e veprave penale me autorë të miturit janë rritur me 25% brenda një viti. Për këtë qëllim u mbajt një takim mes drejtuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Mirëqënies Sociale.Brenda një 1 viti, 25% e të miturve, sipas shifrave zyrtare të Minitrisë së Brendshme kanë kryer një vepër penale. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se duhet shihen mënyra të tjera alternative me fokus edukimin e të miturve, dhe jo burgosja e tyre. Z Manjani tha se në kodin penal, neni 46 që parashikon edukimin dhe marrjen e kujdesit shëndetësor është thuajse i vdekur.Ylli Manjani: “Jo burg për të miturit sepse në burg nuk mëson asgjë, mëson rrugën e krimit.Kemi një nen të vdekur aty në Kodin Penal, një nen me numër 46 i cili nuk zbatohet. Nuk zbatohet për arsye infrastukturore, për arsye se gjykatat nuk kanë qënë ende të bindura.Ndërtojmë ura dhe marrëdhënie bashkëpunimi me institucione edukimi. Me institucione që i ofron rinisë shqiptare që është në këtë rrugë jo burg por profesion, mësim.”Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka përgatitur një strategji për një sistem më të integruar të fëmijëve të dhunuar apo të shfrytëzuar në situatë rruge si kategoria më e ekspozuar për të kryer vepra penale.Blendi Klosi: “Dokument që paraqet vizionin e mbrojtjes së fëmijëve sot është një hap i parë i drejtpërdrejtë në përmbushjen e këtij rekomandimi që na vjen dhe nga përmbushjet e raportit me Bashkimin Europian.Tashmë me krenari mund të themi se çështjet e fëmijëve janë në vëmendjen e qeverisë më shumë se kurrë më parë.”Në 6-mujorin e ardhshëm Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë do të ngrejë një sistem të mbrojtjes së fëmijëve që nis me rishikimin e ligjit 'Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve që përcakton qartë masat mbrojtëse si dhe përgjegjësitë institucionale./Oranews.tv/