Bashkia stacion të përkohshëm te ish-dogana për autobusat e jugut
Bashkia e Tiranës ka ngritur një stacion provizor të autobusave të linjave ndërqytetase. Në një njoftim për mediat, Bashkia sqaron se duke filluar nga data 20 dhjetori stacioni i përkohshëm i nisjes nga Tirana të linjave për/nga:“Patos-Ballshi, Përmet-Tri Urat, Buz-Përmeti, Vlora, Durrësi, Fieri, Poliçani, Saranda, Himara, Lushnja, Çorovoda, Shijaku, Kuçova, Berati, Kakavija, Gjirokastra, Libohova, Delvina, Tepelena, Konispoli, Kavaja, Rogozhina, Selenica, Roskoveci, Orikumi, Sukthi, Ballshi, Manëz, Divjaka, Këlcyra” do të jetë në sheshpushimin e ish-Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në veri-lindje të sheshit “Shqiponja”.Bashkia jep edhe arsyet e ngritjes së stacionit provizor të linjave bdërqytetase:-duke parë nevojën emergjente për ngritjen e një stacioni të përkohshëm për linjat ndërqytetëse midis qarqeve;-me dëshirën për krijimin e lehtësirave operacionale dhe organizative për transportin ndërqytetës;-me synim rregullimin e qarkullimit të mjeteve të transportit ndërqytetës dhe nxitjen e promovimin e transportit ndërqytetës, krijimin e lehtësirave për bizneset që operojnë në transportin ndërqytetës dhe udhëtarëve të transportit ndërqytetës;-me përparësinë që veprimtaria e shërbimit të transportit publik të sigurojë një performancë të lartë, standard më të përparuar dhe lehtësi e komoditet të përdorimit të udhëtarëve, Ngritja e ketij satacioni eshte bere në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ku është lidhur Akt-Marrëveshja për shfrytëzimin nga Bashkia e Tiranës, si stacion provizor të mjeteve të linjave ndërqytetëse me itenerar hyrës-dalës në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Durrës dhe rrugës interurbane dytësore Tiranë-Kavajë, sheshpushimin e ish-Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në veri-lindje të sheshit “Shqiponja”.