Profesionet e lira: Ligji për kontributet shoqërore do të na falimentojë

Profesionistët e lirë kanë protestuar para kryesisë së Kuvendit kundër nderhyrjeve ne pakete fiskale ne lidhje me kontributet e  tyre. Megjithese pak dite me pare u percaktuan disa kritere qe perjashtojne detyrimin mbi page maksimale dhe u vendosen disa kritere mes tyre edhe ajo e pageses mbi te ardhurat, serish kjo shtrese eshte e paqarte dhe dyshuese. Nese ligji nuk reflekton kerkesat e tyre ata kercenojne me mosbindje civile.Përfaqësues te profesioneve te lora si Juristë, avokatë, ekspertë kontabël, stomatologë etj  kanë protestuar përpara kyresisë së Kuvendit për të kërkuar reflektim në draftin e qeverisë të kërkesave të tyre qe lidhen me masen e kontributeve.  Pavarësisht se drafti është plotësuar me disa kritere dhe është vendosur që kontributet do të paguhen në bazë të të ardhurave dhe jo mbi pagen maksimale siç i tha ne fillimm, serish ata  shprehen se përcaktimi i saktë është i pamundur."Arsyet që ata kanë dhënë për këto lloj specifikimesh nuk janë ato realet në të cilët mund të përcaktohet saktë kontributi jonë shoqëror. Në bazë të rrethave nuk mund të përcaktosh të ardhurat e një klinike. Sepse të ardhurat në një klinikë në një rreth të largët nga qendra mund të fitojë dhe mund të ketë më shumë të ardhura sesa një klinike në qendër.""Jemi këtu për të kundërshtuar paketën e re fiskale që këta duan të miratojnë sepse është një absurditet."Profesionistët shprehen se nëse ligji i kontributeve për profesionet e lira  do të hyjë në fuqi do t'i çojë drejt falimentimit ndërsa paralajmërojnë edhe mosbindje civile."Nuk dëgjohet kërkesa atëhere do të merren parasysh edhe mosbindje civile përsa i përket pagesës. Sigurisht do ketë konsulta dhe do merret një vendim i përbashkët."Ndryshimet në paketën fiskale që parashikojnë edhe nivelin e kontributeve për profesionet e lira pritet të kalojë për miratim në seancën parlamentare të së enjtes.