Rruga me akull, 48-vjeçari përfundon në humnerë me kamionçinën

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur teksa mjeti me të cilin udhëtonte ka përfunduar në humnerë.Aksidenti u regjistrua në vendin e quajtur Demushaj në Tropojë, ku si pasojë e rrugës me akull ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë mjeti tip "kamionçinë" me targa AA 888 JK, me drejtues shtetasin Shkëlzen Gjyriqi, 48 vjeç, banues në Tropojë.Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është është dërguar në spitalin rajonal të Bajram Currit ku dhe po merr trajtim mjekësor.