Kryqëzime, prerje kokash dhe bombardime: Në brendësi të kryqytetit të ISIS, Raka
Kryqëzime, prerje kokash, meshkuj gej të hedhur nga ndërtesat e larta dhe bomba që shpërthejnë.Shihen veç grumbuj rrënojash dhe shtëpi të djegura nga predhat ku më parë jetonin familjet siriane. Ky është ferri i përditshëm për ata që janë të detyruar të jetojnë nën kontrollin e ISIS në Raka.As energji elektrike dhe as ujë i rrjedhshëm. E vetmja gjë që shihet janë policia fetare e ISIS, Hisbah, që patrullon rrugëve në kërkim të njerëzve që do t’i ndëshkojë.“Kam frikë se mos humb fëmijët e mi, kam frikë se mos gruan time e vrasin ngaqë nuk vesh rrobat e duhura,” tha një ish-mësues 37 vjeçar. “Gjërat kanë ndryshuar për keq këtu nën kontrollin e ISIS, kosto e ushqimit është rritur, nuk kemi as karburant dhe as dru për zjarr. Uji gjithashtu duhet zier. Kemi fruta, perime e bukë po çmimet janë në stratosferë”.Mijëra qytetarë të tjerë si mësuesi Mohammed, shumica e të cilëve nuk kanë lidhje me ISIS, jetojnë në Raka dhe nuk i kanë mundësitë për t’u larguar. Ata mbahen brenda mureve të qytetit.Femrat ndalohen të ecin të pashoqëruara nga një burrë në rrugë. Ndalohen të tregojnë flokët e tyre. Pirja e duhanit gjithashtu është e ndaluar dhe nëse kritikohen sundimtarët aktualë të qytetit, dënohesh me vdekje në publik.
