Xhaçka: Dhuna e opozitës nuk do mbështetet nga shqiptarët
Deputetja e PS, Olta Xhaçka ka akuzuar sërish PD se po tenton protesta të dhunshme, për të penguar reformat në vend, veçanërisht reformën në drejtësi.Sipas saj, protestat e dhunshme që po thirren nga opozita, nuk do të gjejnë mbështetjen e shqiptarëve, që i duan reformat, dhe për këtë besuan më votë shumicën qeverisëse.Olta Xhaçka: "Rruga që Partia Demokratike ka zgjedhur për të tentuar destabilizimin e vendit, për të organizuar turbullira dhe protesta të dhunshme mu në prag të festave të fundvitit, është përmes parasë së pisët dhe blerjes së njerëzve më në nevojë.Në një tjetër të përditshme, një prej protestuesve të 8 Dhjetorit, pranon se kishte ardhur në Tiranë jo për të protestuar, por për të gjuajtur dhe sulmuar institucionet me gurë. I riu, vetëm 16 vjeç, pranon në intervistë se zyrtarë të Partisë Demokratike mbushnin autobusët në rrethe të ndryshme të Shqipërisë me njerëz, të cilët i paguanin 10 mijë lekë për të marrë pjesë në protestë.Pas kësaj dëshmie, ku e gjejnë kurajon përfaqësues te Partise Demokratike qe bëjnë thirrje për revolucion? Në emër të kujt flasin deputete si Albana Vokshi, Arben Ristani apo Edi Paloka për ultimatume? Në emër të këtyre fëmijëve që blihen me para të thata në dorë për të ardhur në Tiranë e për të sulmuar institucionet?Që gjoja revolucioni i Shqupit është një sajesë egoiste e kupton çdo shqiptar.Që Partia Demokratike po bën çmos që reforma në drejtësi, integrimi europian dhe forcimi i shtetit ligjor të dështojnë, edhe këtë nuk është zor për ta kuptuar. Por fatmirësisht, janë shumica dërrmuese e shqiptarëve që i duan këto reforma dhe kanë votuar bindshëm këtë mazhorancë në zgjedhje të përgjithshme e më pas në zgjedhje lokale, për të çuar përpara këto reforma, te cilat janë jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët."/Oranews.tv/