Kodheli homologes gjeorgjiane: Njihni pavarësinë e Kosovës
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i kërkoi homologes së saj gjeorgjiane njohjen e pavarësisë së Kosovës gjatë vizitës së saj në Tiranë.Kërkesa e Kodhelit vjen pas votës kundër që dha Gjeorgjia për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.Mimi Kodheli: “E ftova Znj. Khidasheli të bëhet një zë më shumë në diplomacinë e vendit të saj pro Kosovës. Rikonsiderimi i qëndrimit të Gjeorgjisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës do të ishte një lajm i mirë për të gjithë ne."Gjatë konferencës për shtyp, Ministrja gjrorgjiane e mbrojtjes Tinatin Khidasheli nuk përmendi fare Kosovën por vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë për integrimin e vendit të saj në NATO.“Shqipëria jep një kontribut shumë të vyer dhe të çmuar që ky koordinim t'i shërbejë afrimit të Gjeorgjisë si vend kandidat, për tu bërë vend me të drejta të plota në NATO.Gjeorgjia shpreh gatishmërinë e saj për të qenë pjesë e këtyre përpjekjeve të përbashkëta, përpjekje të cilat jam e sigurtë që do t'i tejkalojnë dhe do të përballen në mënyrë të suksesshme me këto sfida”, u shpreh Khidasheli.Gjatë vizitës në Tiranë, Ministrja e Mbrojtjes së Gjeorgjisë u prit në takim nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe zv.kryeministri Niko Peleshi, ku u diskutua për sfidat e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit./Oranews.tv/