Protesta e opozitës me vezë, presh, domate para Parlamentit: "Rama ik"
-Opozita mbajti sot protestën e lajmëruar në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë gjatë kohës kur në sallë po mbahej seanca e thirrur për të miratuar buxhetin e vitit të ardhshëm. Protestuesit qëndruan aty për afro 4 orë (10: 30 - 13: 45 17 dhjetor 2015) dhe ndoqën mes thirrjeve për rrëzimin e qeverisë mesazhet e mjaft deputetëve demokratë që kulmuan me fjalimin e kryetarit të PD Lulzim Basha. Shefi i selisë blu tha se mosbindja civile ka filluar dhe se nuk do të ndalet deri në rrëzimin e qeverisë që siç tha ai ka varfëruar shqiptarët dhe ka pasuruar oligarkët. Tirane- Mbështetësit e PD u mblodhën rreth orës 10:00 para selisë blu për t'u zhvendosur më pas në epiqendrën e rezistencës së tyre të njoftuar më herët përballë parlamentit, i cili në rend të ditës kishte diskutimin dhe miratimin nen për nen të buxhetit dhe paketës fiskale që opozita i ka cilësuar drafte të katastrofës.Protestuesve u priu lideri i Opozitës Lulzim Basha, ndërsa të rinjtë demokratë pas tij mbanin në duar dordolecë me portretin e kryeministrit Edi Rama."Ky është apartedi dhe do ta rrëzojmë me çdo kusht" tha kryetari i PD-së Lulzim Basha para protesuesve duke deklaruar se protestat dhe mosbindja civile do të vijojë deri në rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e qeverisë teknike që do çojë vendin në zgjedhje të reja.Dhe "Para jush e para zotit. Nëse qeverisja që ju do të votoni si qytetar të lirë nuk ju përgjigjet do vini ta rrëzoni si sot këtu” tha më tej BashaQytetarët qëlluan me vezë në drejtim të selisë së Kuvendit, ndërsa gurët e 8 dhjetorit ishin zëvendësuar me shumëllojshmëri perimesh, domate, patate e madje edhe presh.Kordoni i policisë para Kuvendit e pati të vështirë t'u shmangej vezëve që hidheshin në drejtim të godinës së Parlamentit.Ndërsa protestës nuk i munguan as tymueset.Deputetët demokratë herë pas here lanë sallën e Kuvendit për t'iu drejtuar mbështetësve të tyre në protestë.Lideri demokrat Lulzim Basha qëndroi gjatë gjithë kohës në mes të protestuesve, duke orientuar fjalimet, ndërsa si rrallë herë kamerat patën mundësi të fiksojnë një përqafim të Bashës me Jozefina Topallin nje prej kritikeve të linjës së ndjekur prej tij.Kryetari i PD u kushtoi rëndësi edhe mënyrës paqësore të protestës.Me thirrjen "Rama Ik" hipën në foltoren e improvizuar para Kuvendit një numër i madh deputetësh demokratë,dhe per here të parë ne historikun e protestave opozitare mbajti nje fjalim edhe Jozefina Topalli.Orët e gjata të qëndrimit në këmbë krijuan edhe probleme shëndetësore te protestuesit.[caption id="attachment_639263" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Halim Kosova me nje nga protestuesit ne gjendje jo te mire shendetesore[/caption]Ajo që ra në sy në këtë protestë ishin të rinjtë e korpusit "Azem Hajdari" që ndryshe nga protesta e 8 dhjetorit ku mbanin veshje të zeza, kësaj here ishin veshur me të bardha e mbanin maska në fytyrë. Të rinjtë u vendosën mes policisë dhe protestuesve për të shmangur përplasjet e mundshme.Demokratët kanë njoftuar se do t'i bëjnë një rezistencë të fortë qeverisjes dhe kanë njoftuar se edhe më datë 21 do të protestohet në të njëjtën formë siç thanë përmes formës së mosbindjes civile qe sapo ka nisur.Ora News ndoqi live protestën e 17 dhjetorit: Ja zhvillimet minute pas minuteReplika mes kryeministrit Edi Rama dhe ish kryeministrit Sali Berisha Ora 13: 22 Basha: Ky është apartedi dhe do ta rrëzojmë me çdo kushthttps://www.youtube.com/watch?v=BBrQlaR4tccBasha i bëri apel shqiptarëve por dhe forcave të policisë që të mbështesin protestat e opozitës."Jeni me ligjin me shtetin e të drejtës, jeni me popullin dhe jo me Edi Ramën"Lulzim Basha: “Vendimi është Rama ik dhe Meta ik. Sot ekonomia e vendit tregon qartë se në dy vite të qeverisjes u shkatërruan mijëra vende pune. Protestat do vijojnë jo thjesht sepse qeveria dështoi dhe largoi 100 mijë shqiptarë në një vit, i ka varfëruar.Basha pranon se PD ka faj për gjëndjen ku ndodhet Shqipëria por thotë se faturën opozita e mori në zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa shtoi se nëse qeverisja që do dalë nga zgjedhjet e ardhshme nuk do i përgjigjet kërkesave të tyre, populli të protestojë prapë për ta rrëzuarLulzim Basha: "Padyshim kemi pasur dhe ne stokun tonë e faturën e morëm dhe e pranuam në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, por ju garantoj sot para jush e para Zotit se Lulzim Basha ju premton se nëse qeverisja që ju do të votoni si qytetar të lirë nuk ju përgjigjet do vini ta rrëzoni si sot këtu. Ky është apartedi dhe do ta rrëzojmë me çdo kusht. Demokracia i ka instrumentet. Zgjedhjet"Basha bëri thirrje për protesta paqësore: I bëj thirrje sot çdo protestuesi tonin demokrat ose jo, se në këtë protesta dhe në qindra protesta që do të pasojnë të tregojmë qytetarinë tonë se jemi ndryshe nga ata duke mos prekur asnjë kapele dhe asnjë fije floku policisë tonë por të vendosur për të qëndruar deri në fund me forcën e mosbindjes civile që sapo ka nisur dhe forcën e këmbënguljes që karakterzon një popull europian derisa të largojmë qeverinë e mjerimit ekonomik korrupsionit dhe padrejtësisë.
Largimin e qeverisë që shkatërroi zgjedhjet. Rrëzimin e saj dhe krimin e një qeverie teknike që do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Toskë e gegë kundër një grupi kusarësh”Ora 12: oo Në Kuvend rinis seanca. Ministrja Kodheli deklaron se qeveria ka nisur punën për heqjen e dekorata përmes ndjesës. Jashtë vijon protesta. I pranishëm është dhe Basha.Ora 11: 42: Topalli mban fjalen para protestuesve: Edi Rama ikPara protestuesve po mban fjalën deputetja Jozefina Topalli, e cila në protestën e 8 dhjetorit nuk hipi në foltore për të mbajtur fjalimJozefina Topalli: “Mesazhi për kryeministrin është “Edi Rama ik”. Edi Rama kërkon të votojë buxhetin e kolapsit të falimentit të ekonomisë së secilës familje. Duhet të jemi të gjithë bashkë për të protestuar kundër një klike që mendon të zbrasë vendin toneSot këtu, nesër para kryeministrisë, pasnesër para kryesisë duke i thën ik Edi Rama. Dimë të themi dhe më fal aty ku gabojmë por PD e bëri Shqipërinë me viza me rrugë, rritje pensionesh infrastrukturë. Pse të mos vazhdojmë ne projektet tona?! Si ka mundësi që Serbia hap negociatat dhe ne jo, por ne jemi më europianë! Ka vetëm një rrugë. Edi Rama nuk lejon kurrë zgjedhje të lira e të ndershme. Ndaj dhe ne duhet të përgatitemi për protestë të fortë të qëndrueshme paqësore përpara kryeministrisë përpara parlamentit për ti thënë: Ik o djalë, boll na poshtërove shko në shtëpinë tënde.https://www.youtube.com/watch?v=KSeYd8hz-9o
Ora 11: 22 PD kërkon 5 minuta pushim dhe mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se
Ora 11 14 PD: Do vazhdojmë me mosbindje civile derisa tia arrijmë qëllimitDeputeti Genc Pollo dhe Arben Ristani deklaruan se ka mbaruar ora e kritikave dhe vlen protesta derisa ti heqim nga ky pushtet.Genc Pollo: “Rreshtat e policisë janë të panevojshëm. Nuk është dhuna, por qëndrueshmëria dhe rezistenca që do të cojë Shqipërinë në një zgjidhje më të mirë për të penguar të keqen dhe për të ndaluar rishfaqjen e diktaturës. Protesta e sotme e thirrur nga Basha se PD ofron zgjidhje.Arben Ristani: Nuk duhet të largohen shqiptarët, por Edi Rama. Ditët e kësaj qeverie po mbarojnë. Vërtet kishim një kontratë 4 vjeçare, por kontrata ka shërbimin për popullin. Do vahzdojmë të protestojmë. Të hënën do të mblidhemi më shumë se sot. Do vazhdojmë me mosbindje civile derisa tia arrijmë qëllimit. Rrofshtë bashkimi ynë, poshtë qeveria”

Ora 10:56 Paloka para protestuesve: 60 mln euro WC e ministrave. Hapni rrugën sa nuk është vonëPara protestuesve kryetari i Grupit Parlamentar Edi Paloka tha “Sot ajo sallë i ngjan një shpelle hajdutësh. Qeveria është mbledhur jo për interesin e qytetarëve por për të ndarë plaçkën në formë tenderash me miliona euro. 60 milionë euro janë për WC e ministrave, që të vënë prapanicat e tyre të qelbura ndërkohë që shqiptarët po vdesin për bukë. 300% ka rritur buxhetin për kryeministrinë që të dalë të bëjë piktorin shëtitës. Hapni rrugën sa nuk është vonë”
Ora 10: 45 Berisha në Kuvend kërkon abrogimin e rendit të ditës, Basha i bashkohet protestesNdërsa brenda në Kuvend ish kryeministri Sali Berisha kërkon mbledhjen e kryesisë së Kuvendit për të abroguar rendin e ditës, jashtë protestuesve para parlamentit i është bashkuar kryetari i PD-së Lulzim Basha, kryetari i grupit parlamentar Edi Paloka dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben RistaniOra 10: 35 Protesta e opozitës me vezë, presh, domate e tymuese para ParlamentitProtestuesit kanë qëlluar me domate, presh,vezë por dhe patate brenda oborrit të Kuvendit, Ndërkohë është hedhur dhe një tymuese. Policia është vendosur kordon para Parlamentit.https://youtu.be/_r2niJ-cywE
Brenda në Parlament nis punimet seanca plenare
https://youtu.be/e4fX3Fw8rg4



Në një moment protestuesit kanë hedhur dhe një tymuese me ngjyrë bluhttps://youtu.be/bxy2RPpcbIg
Protestuesit godasin me vezë dhe domate në drejtim të policisë .https://youtu.be/90hm3t9LMoo[caption id="attachment_639038" align="alignnone" width="640"]
Protestuesit para Kuvendit[/caption]Ora 10:11 Protestuesit nga PD nisen drejt ParlamentitGrupi i protestuesve ka dalë nga selia PD për tiu bashkuar atyre që ndodhen para selisë së Kuvendit. Gazetari i Ora News Everest Dedaj tha se pritet të ketë dhe goditje me vezë drejt Kuvendit.[caption id="attachment_639033" align="alignnone" width="641"]
Protestuesit dalin nga selia PD nisen drejt Parlamentit[/caption][caption id="attachment_639032" align="alignnone" width="638"]
Protestuesit para Parlamentit[/caption][caption id="attachment_639030" align="alignnone" width="640"]
Protestuesit para Parlamentit[/caption][caption id="attachment_639028" align="alignnone" width="638"]
Protestuesit para selisë PD[/caption] Ora 09:49 Rama në Kuvend, PS mbledh grupin, PD te selia bluDeputetët e Partisë Socialiste por dhe kryeministri Edi Rama kanë hyrë në Parlament jo nga hyrja kryesore ku pritet të mbahet protesta e mbështetësve të opozitës por nga një hyrje dytësoreGazetarja e Ora Neës Klementina Cenkollari informon se aktualisht PS ka mbledhur grupin parlamentar për të rakorduar qëndrimet në seancën parlamentare ku do të diskutohet pr/buxheti 2016 dhe paketa fiskale 2016.Ndërkohë deputetët demokratë janë mbledhur në selinë PD për përgatitjet e fundit të aksionit opozitar i cili është protesta qytetare para kuvendit ndërsa deputetët do të kundërshtojnë në foltore pr/buxhetin. Kryetari i PD-së deklaroi dje se do të bënte çmos që të ndalojë këtë pr/buxhethttps://www.youtube.com/watch?v=zjPIvrcbAZo[caption id="attachment_639009" align="alignnone" width="638"]
Rama duke hyre sot ne kuvend[/caption]Ora 09:09 Kordon me policë para godinës së parlamentitPolicia ka nisur rrethimin e godinës së Kuvendit para nisjes së protestës së opozitës. Disa deputetë të PS-së kanë hyrë në Parlament nga dera dytësore, ndërkohë deputetët e PD-së ndodhen në selinë e PD-së.[caption id="attachment_638999" align="alignnone" width="643"]
Policet vendosen para Parlamentit, para se te nise protesta e opozites[/caption][caption id="attachment_639006" align="alignnone" width="640"]
Ora 09:40, policia kordon para parlamentit, deputetet nisin te hyjne ne Kuvend pritet protesta[/caption]
Basha: Ditë aksioni për largimin e qeverisë RamaKryetari i Patisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat të mërkurën tha se e enjtja do të jetë një ditë aksioni për largimin e qeverisë Rama.Zoti.Basha tha se aksioni do të përqëndrohet në dy drejtime në kundërshtimin e ligjeve që varfërojnë shqiptarët nga deputetët demokratë në sallë dhe në protestën e qytetarëve jashtë sallës.Sipas tij Kryeministri, Edi Rama, ka krijuar një shtet të padrejtë që vjedh dhe dhunon qytetarët.Këtë shtet, sipas tij shqiptarët nuk e pranojnë, ndaj ai tha se do përdoret çdo formë e protestës demokratike për ta larguar Kryeministrin Rama.Masat e policisë, ja kufizimi i rrugëve Policia e Tiranës publikoi dje masat për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, ku vihej re shtimi i orarit të bllokimit të rrugëve por dhe orarit të kufizimit të parkimit, ndryshe nga protesta e 8 dhjetorit.Që prej mesnatës së 16 dhjetorit me të hyrë 17 dhjetori nuk lejohet parkimi i automjeteve në rrugën “Xhorxh Bush” nga ura në rrugën e Elbasanit deri te kryqëzimi te sheshi “Sulejman Pasha”.Masat e policisë prekin edhe sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Abdi Toptani” dhe rrugica pranë ish selisë së PD-së, ku do të ndalohet si parkimi ashtu edhe qarkullimi.Në shumë akse të tjera rrugore do të ketë devijim të trafikutPo kështu autobusët interurbanë nuk do të lejohen në brendësi të qytetit. Kufiri do të jetë pallati i sportit "Asllan Rusi", shkolla "Vasil Shanto", rrethrrotullimi pranë fakultetit Ekonomik.Policia e kryeqytetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe u bën thirrje që të respektojnë masat e marra dhe rregullat e qarkullimit.Në të kundërt mjetet do spostohen me mjete ngritëse”, thuhet në njoftimin për media të policisë.Gjatë protestës që do mbahet para parlamentit, dhe pritet të nisë në orën 10:00 policia pritet të rrisë prezencën, por nuk ka bërë të ditur numrin e efektivëve që do të jenë në gadishmëri për të ruajtur rendin dhe qetësinëNuk lejohet parkimiNga ora 00:00 3 17 dhjetorit - deri në mbarim të protestës1 Rruga “Xhorxh Bush” ( nga Ura e Elbasanit - kryqezimi tek sheshi "Sulejman Pasha)
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” duke përfshirë sheshin "Skënderbej"
- Rruga “Abdi Toptani” ( drejtoria e Burgjeve)
- Rrugica pranë Infosoft tek ish PD.