Kompesimi i të verbërve, Kaçi: Qeveria na detyrohet 100 mijë lekë

Shoqata e të verbërve në Elbasan, deklaron se shteti i detyrohet rreth 100 mijë lekë, pasi nuk ka mbajtur premtimin e kompensimit. Janë rreth 700 persona që presin kompensimin nga qeveria për të cilin dega e Elbasanit ka tentuar të ngrejë padi edhe në gjykatë por është përballur me pengesa.Qeveria i detyrohet çdo të verbri 100 mijë lekë të reja për shkak të indeksimit të pagës minimale të viteve të fundit. Qëndrimi i kryetarit të të verbërve në Elbasan Ahmet Kaçi, përfshin rreth 700 persona me probleme shikimi në këtë rreth.Ahmet Kaçi: “Vendimi 277 përcakton që çdo verbër duhet të marrë një pagesë mujore në masën 70% të pagës minimale. Kjo ka vazhduar deri në vitin 2008. Në vitin 2008 është hequr kjo pa e ndryshuar vendimin e qeverisë , është shkelje e ligjit, ligji është në fuqi akoma.Por pagesa është kryer vetëm me indeksin e inflacionit . Luhet loja e ping pongut nga dera e pushtetit vendor te dera e pushtetit qëndror. Edhe ka disa komuna dhe një pjesë e mirë të verbërve, flas për degën e Elbasanit që akoma nuk i kanë marrë të plota detyrimet për pagesën e energjisë elektrike.”Tjetër shqetësim që ngre shoqata e të verbërve është mungesa e përfaqësimit të kësaj kategorie nëpër institucione.Ahnmet Kaçi: “Duhet të jemi ne ata që përfaqësojmë shoqatën e të verbërve dhe të kërkojmë të drejtat për të verbërit. Jo njerëz që cakton qeveria sepse një person që cakton qeveria është më e lehtë të mirëkuptohet me qeverinë sa me një shoqatë e tërë që çon përfaqësues të saj."Përfaqësues të personave të verbër thanë se qeveria e ka pranuar borxhin, por nuk ka mundësi shlyerje për mungesë fondesh./Oranews.tv/