OKB: Shqipëria vendi më i keq për të jetuar në Ballkan. Më i miri Norvegjia
Shqipëria është vendi më i keq për të jetuar në Rajon, bazuar në raportin e hartuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për vitin 2015. Konkluzioni është arritur në bazë të vlerësimit të indikatorëve si ekonomia, demokracia, siguria, krimi, korrupsioni etj.Indeksi i Zhvillimit Njerëzor mat të drejtat themelore të njeriut në 188 vende dhe më pas I publikon të dhenat në raportin e vjetor të Kombeve të Bashkuara.Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria renditet në vendin e 85, teksa Maqedonia eshte një vend më i mirë për të jetuar sipas raportit, i cili e ka radhitur katër pozicione më lart, në vendin e 81.Mali i Zi gjithashtu ofron më shumë se Shqipëria për një jetesë më të mirë, i radhitur në vendin 49, Serbia në vendin e 66, kurse Greqia ka një diferencë të lartë, e radhitur në vendin e 29. Nderkohë vendi më i mirë për të jetuar është Norvegjia, e cila radhitet në vendin e parë për të 12 vit radhazi.Vendi skandinav pasohet nga Australia dhe Zvicra, duke i bërë ato vendet më të mira për të jetuar sa i përket shëndetit, jetëgjatësisë, arsimit dhe të ardhurave të larta. Norvegjia gjithashtu është konsideruar edhe vendi më i begatë në botë për të shtatin vit radhazi në raport.Natyra e pasur, malet e larta dhe gjelëbërimi padyshim që të kombinuar me një ekonomi të fortë , demokraci të konsoliduar, siguri dhe respektim të të drejtave të njeriut ofrojnë jetë më të mirë për njeriun.