Dyfishohen eksportet, fruta-perimet e fermerëve të Fierit tërheqin tregun rus
Rritet eksporti i prodhimeve të fermerëve të qarkut të Fierit. Tregu kryesor vazhdon të mbetet Kosova dhe vendet e rajonit, ndërkohë që eksportet kanë shënuar rritje të ndjeshme edhe në Rusi.Eksportet e fruta perimeve kanë shënuar një rekord për qarkun Fier. Në këto 11 muaj të këtij viti janë eksportuar 65.5 ton fruta-perime ose 28 mijë tonë më tepër se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.Sasinë më të madhe të eksportit e zënë luleshtrydhet, pjeshkat, specat, preshi e spinaqi.Eksperti në drejtorinë e Bujqësisë Muharrem baboçi pohon se rritja e shifrave të eksportit është rezultat i rritjes së sipërfaqes së tokës së mbjellë nga fermerët.Muhamet Baboçi: Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rreth 140% eksporti i frutave dhe perimeve.Deri në fund të dhjetorit parashikohet të shkojë rreth 70 mijë ton. Pjesën kryesore e ka zënë eksporti i perimeve. Rreth 60 artikuj fruta dhe perime që janë eksportuar në 20 vende të rajonit dhe Europës.Fruta-perimet e zonës së Myzeqesë kanë si tregje kryesore vendet e rajonit dhe Rusinë.