Burrel, Prokuroria çon për gjykim përgjegjësin e OSHEE-së
Prokuroria e Matit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim përgjegjësin e OSHEE për zonën e Burrelit, shtetasin Idriz Driçi, i akuzuar për “korrupsion pasiv”.Driçi ka urdhëruar punonjësit e tij që të ndërhyjnë në mënyrë abuzive dhe të dëmtojnë sahatin elektrik të shtetasit D.K., duke i marrë shumën prej 50 mijë lekësh të reja, për të mos bërë kallëzim ndaj tij."Ngjarja në fjalë ka ndodhur në datën 15.09.2015 kur disa punonjës të OSHEE kanë kryer një kontroll rutinë në vendin ku ushtrohej aktiviteti privat i shtetasit D.K.Gjatë kontrollit, njëri prej punonjësve të OSHEE i ka këputur me pinca vulat e sahatit të energjisë elektrike në prani të të dëmtuarit dhe të tjerët e kanë kanosur, duke i thënë se do të njoftojnë policinë për ta arrestuar për “vjedhje energjie”, bën me dije Prokuroria në njoftimin për media.Punonjësit e OSHEE i kanë thënë se kjo situatë mund të zgjidhej nëse ai "bisedon" me përgjegjësin e tyre, shtetasin Idriz Driçi.Ky i fundit i kërkoi shtetasit D.K shumën 50 mijë lekë të reja që ai të mos vijonte procedurat e tjera penalizuese, pavarësisht faktit se dëmtimin e sahatit të energjisë elektrike e kishin kryer me dashje vartësit e tij të OSHEE.Fillimisht i dëmtuari deklaroi se nuk kishte mundësi t’ia bënte pagesën dhe më pas e kallëzoi penalisht në polici."Pasi rasti është referuar në Prokurorinë e Matit, nga ana e prokurorit është lejuar veprimi i mbikqyrur i dhënies së parave.Pasm marrjes së shumës i pandehuri Idriz Driçi është futur në automjetin e punës dhe më pas është ndaluar nga ana e forcave të policisë së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër. Gjatë kontrollit personal të tij, i është gjetur shuma prej 50 mijë lekësh që i ishte dhënë nga ana e shtetasit D. K.Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike", të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal", deklaron organi i akuzës.Gjatë seancës së shqyrtimit të kërkesës për vlerësimin e arrestimit të tij dhe caktimin e masës së sigurimit "arrest në burg", i pandehuri Idriz Driçi ka pranuar faktin se është autori veprës penale./Oranews.tv/