Protesta antiqeveri, Ambasadori italian: Mbarëvajtja, përgjegjësi e opozitës

Ambasadori i Italisë ka deklaruar se protesta e së enjtes e opozitës, nuk duhet të bëhet e dhunshme. Gjatë prezantimit në qytetin e Shkodrës, Alberto Cutillo, foli dhe për reformën në drejtësi, duke iu bashkuar mendimit të kolegëve të tij amerikan dhe evropianë, se është domethënëse për integrimin e Shqipërisë në BE. I cilëson demokratike, por kurrësesi protestat nuk duhet të degjenerojnë në dhunë.Kështu shprehet Ambasadori i ri i Italisë, Alberto Cotillo, pak orë përpara se opozita të dalë në shesh për protestën e dytë kundër qeverisë.Alberto Cutillo: “Protestat janë pjesë e demokracisë dhe jetes demokratike të një vendi, mjafton që ato të mos degradojnë dhe të shkojnë drejt dhunës, pasi kjo është një përgjegjësi e opozitës dhe këto duhet të kenë parasysh se duhen përmbajtur ligjeve. Protestat deri në momentin që nuk janë të dhunshme nuk e dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në Europë”.Për integrimin evropian, Cotillo thekson se reformat duhen përmbyllur në kohë dhe me konsensus nga palët, duke ju bashkuar edhe apelit të Ambasadorit të SHBA, BE-së se pastrimi i sistemit të drejtësisë duhet të jetë primar.Alberto Cutillo: “Sistemi i drejtësisë pa elementë korruptiv është një sistem që të gjithë e duam nga SHBA, Evropë prandaj pastrimi i sistemit të drejtësisë nga elementët korruptiv është një proçes që duhet të konsiderohet normal dhe demokratik. Rruga për në Europë është shumë e veshtirë dhe është e përbërë nga reforma shumë domëthënëse dhe të thella që kërkojnë impenjim të madh nga vendet që mund ti kryejnë prandaj kërkojnë angazhim.Disa prej reformave kanë më shumë rëndësi dhe në rastin e Shqipërisë reforma në drejtësi nga BE është cilësuar si reforma më e qenësishme që proçesi të shkojë përpara. Prandaj një pjesë e këtyre reformave kërkon një bashkim të te gjitha forcave politike sepse nuk janë reforma që mund të bëhen nga njëra pjesë e politikës, prandaj duhet që forcat politike shqiptare të gjëjnë gjuhen e përbashkët për kalimin e këtyre reformave.Prandaj është e vështirë për mua që ti pergjigjem pyetjes së kur këto reforma do të adoptohen, pasi kjo nuk varet nga Italia dhe vendet e tjera por nga vete Shqipëria dhe forcat e saj politike, prandaj duhet gjetur gjuha e përbashkët”.Ambasadori italian i bëri këto deklarata nga Shkodra, qyteti i parë që bëri prezantimin zyrtar pas Tiranës.Pjesë e ceremonisë në Konsullatën Italiane ishin deputetë, drejtues vendorë dhe klerikë fetarë.