Rrezik aksidentesh në Blinisht, barrierat anësore pengojnë fushëpamjen

Kryqëzimi i Blinishtit në Lezhë është kthyer në një burim aksidentesh të rënda. Barrierat anësore, të vendosura për të mbrojtur mjetet nga aksidenti, kanë krijuar edhe një kënd 90 gradë që i nxjerr makinat menjëherë në gjysmën e rrugës. Drejtuesit e mjeteve, por edhe banorë të zonës thonë se është shtuar rrisku për aksidente.Kryqëzimi që lidh Njësinë Administrative të Blinishtit në Lezhë me superstradën Lezhë-Shkodër është kthyer në një burim aksidentesh.Vetëm gjatë 5 viteve të fundit kanë humbur jetën mbi 10 persona, çka faktohet dhe nga lapidarët përkujtimorë në vendngjarje.Sipas drejtuesve të mjeteve, barrierat mbrojtëse, kanë përkeqësuar situatën pasi pengojnë fushëpamjen.Drejtues automjeti:Ka qënë burim aksidenti dhe po shtohen burimet me këtë barrierë që kanë bërë krejt keq.Këtu nuk shihet gjë. Duhet të dalim në rrugë për të bërë kthesën e të shohim mirë atje. Këtu mund të kenë vdekur mbi 18 apo 20 vetë.”Qytetar: “Tani nuk ke mundësi. Duhet të parakalosh atje që makina të kalojë këtej.”Qytetar: “Vetë fusha e pamjes për të hyrë në rrugën kryesore është shumë e kufizuar.”Frika për aksidente të mundshme është shtuar ndjeshem në këtë kryqëzim, ku përveç mjeteve kalojnë dhe fermerët e zonës bashkë me bagëtitë./Oranews.tv/