Vuante nga depresioni pas divorcit, vetëhidhet nga kati i 4 i pallatit, humb jetën 39- vjeçari

Një 39-vjeçar i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme, duke u vetëhedhur nga pallati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Selam Musai” në Tepelenë, ku shtetasi Ylli Durmishi është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Nga hetimet paraprake të policisë së Tepelenës dyshohet se shkak i aktit të vetfijimit të jetë depresioni, sindromë prej të cilës viktima vuante që prej ndarjes nga e shoqja.39-vjeçari ishte divorcuar nga bashkëshortja dhe kohët e fundit jetonte me prindërit e moshuar. Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.