Deger optimist për një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2013, 15:07
Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Deger, është shprehur optimist që Beogradi dhe Prishtina do të arrijnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.“Shpresoj se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të japë rezultate. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, është shumë e përkushtuar ndaj këtij procesi, nga i cili është me rëndësi që të dalin rezultate”, ka thënë Deger, raportojnë mediat serbe.Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë paraqet njërën nga sfidat më të mëdha për Serbinë, nga e cila varet edhe tërheqja e investimeve të huaja.Është konfirmuar se Prishtina dhe Beogradi do të vazhdojnë të premten bisedimet në nivel kryeministrash.