Thaçi e Daçiç kthehen në ajër, nesër takimi për të firmosur marrëveshjen
Presioni i Brukselit për të arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë ka detyruar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe anëtarët tjerë të delegacionit të Kosovës në dialog të kthehen mbrapsht.Sipas një njoftimi të qeverisë së Kosovës ata janë kthyer nga Aeroporti i Lubjanës për në Bruksel, për të vazhduar takimet në kuadër të dialogut.Kjo kërkesa ka ardhur ka ardhur nga shefja e politikës së jashtme në BE, Catherine Ashton, e cila është edhe ndërmjetësuese e procesit."Delegacioni shtetëror i Kosovës, i udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi, do të vazhdojë angazhimin për arritjen e marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në dobi të paqes dhe stabilitetit rajonal dhe të proceseve integruese për të gjitha shtetet e rajonit", thukesohet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.Një ditë më parë Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç nuk arritën një marrëveshje që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se delegacioni i tij ka pranuar propozimin e ofruar, por ka qenë Serbia ajo që e ka refuzuar. Akuza të ngjashme, por kundër Thaçit, ka bërë homologu i tij serb.Takimi i së premtes shihet si një përpjekje e re për të siguruar një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, që ishte është synimi kryesor i bisedimeve të filluara vitin e kaluar ndërmjet të dy Kryeministrave.Nëse palët pajtohen, atëherë Serbia mund të sigurojë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova atë të marrëveshjes së stabilizim asocimit.