Raundi i 3-të i zgjedhjeve në Maqedoni
Të Dielën do të zhvillohet raundi i tretë i votimeve për zgjedhjet lokale në tre komuna në Maqedoni.Në komunën e Strugës do të rivotohet në nëntë qendra votimi, ku janë 7885 votues, në komunën Qendër në 29 qendra votimi ku janë 22.939 votues si dhe në komunën Gjorçe Petrov të Shkupit në një qendër votimi me 2.588 votues.Do të votohet edhe në komunën e Dollnenit për raundin e dytë, ku garojnë kandidati shqiptar nga BDI dhe kandidati maqedonas i VMRO-DPMNE. Në këtë komunë do të rivotohet për raundin e dytë në 39 qendra votimi.Gjykata Administrative vendosi rivotimet në Strugë, Qendër dhe Gjorçe Petrov, duke pranuar paditë e parashtruara nga VMRO-DPMNE dhe LSDM për parregullësi gjatë votimeve të raundit të dytë, ndërsa ky vendim i gjykatës u miratua nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.Me këto rivotime pritet të përmbyllen zgjedhjet lokale në Maqedoni, që deri më tani pavarësisht disa problemeve janë cilësuar si demokratike dhe të rregullta nga faktori ndërkombëtar.