Baronesha Ashton vizitë në Bosnjë dhe Kroaci
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2013, 09:01
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të qëndrojë sot në Bosnjë Hercegovinë, ku do të takohet me anëtarët e presidencës trepalëshe të këtij vendi dhe zyrtarë të tjerë.Ashton do të vizitojë edhe Srebrenicën, përkatësisht memorialin që u kushtohet viktimave të masakrës së vitit 1995.Kryediplomatja evropiane do të vazhdojë vizitën në Kroaci, ku sot është parashikuar një takim me presidentin, Ivo Josipoviç.Këtë javë, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Ashton vizitoi edhe Tiranën dhe Shkupin