Virusi i “panjohur” i infeksioneve gastrointestinale

Nuk janë kushtet higjeno-sanitare e as bakteriet që mund të merren nga pakujdesia, por një virus që është ende në qarkullim që shkakton infeksionet gastrointestinale tek fëmijët. Në urgjencën e QSUT-së këto infeksione kanë shënuar fluks pacientësh, ndërsa neglizhenca çon në komplikacione më të rënda shëndetësore.Sipas një studimi të bërë nga shoqata pediatrike nga 271 fëmijë, gati 29% e tyre shfaqnin probleme të këtyre infeskioneve. Gjeorgjina Kuli, kryetare e shoqatës së pediatrisë tha se në vitin 2015, vaksinat për të luftuar këtë virus do të jenë falas, pra të financuara nga shteti.Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, tha se kemi hartuatr strategji kombëtare për fëmijët, ku vaksinimi deri në moshën 15 vjeç të kryhet falas edhe në mungesë të librezës së shëndetit.Në Shqipëri infeskionet gastrointestinal, shënojnë rritje sidomos në luhatjet e menjëhershme të temperaturave, por edhe në botë çdo vit sipas OBSH, 527 fëmijë humbasin jetën për shkak të komplikacioneve të rënda të këtij infeksioni.