Krim në familje, gruaja plagos burrin pas një sherri, dyshohet për vetëmbrojtje

Armët e zjarrit dhe dhuna duket se po zëvendësojnë komunikimin. Një tjetër krim në familje është regjistruar pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit, ku një grua ka plagosur me armë zjarri bashkëshortin e saj, për vetëmbrojtje.Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Kënetës, ku Leonora Zaçellari, 30 vjeçe ka qëlluar me pistoletë burrin e saj Përparim Zaçellari, 35 vjeç, duke e lënë atë të plagosur.35- vjecari ëhstë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Durrësit për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.Sipas bluve të cilët ndodhen në vendngjarje, dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri mes bashkëshortëve, ku mendohet se gruaja e ka qëlluar burrin për vetëmbrojtje pas dhunës së këtij të fundit, nisur edhe nga fakti se ka qenë pikërisht ajo që ka njoftuar strukturat e policisë pas aktit të kryer, ku më pas edhe është vetëdorëzuar.