Raporti i “The Ekonomist”: Shqipëria me demokraci si Uganda

Shqipëria vazhdon të mbetet një vend me dekomraci hibride. Raporti i fundit i "The economist" që tregon indeksin e demoracisë për vitin 2012 në 200 vende të botës e rendit Shqipërinë në vendin e 90-të.Sipas klasifikimit me 5.67 pikë vlerësohet procesi elektoral, pluralizmi politik me 7 pikë, funksionimi i qeverise 4, pjesmarrja politike 5, kultura politike 5 dhe të drejtat civile 7.35 pikë. Raporti vlerëson se nga 28 vende të Evropës Lindore, 1 vend është me demokraci të plotë, 14 vende me demokraci të dobët, 6 vende me regjim hibrid dhe 7 vende me regjim autoritar.Në grup me Shqipërinë që kanë të njëjtin klasifikim, "demokraci hibride" janë vende si Siria Lankea, Hondurasi , Bangladeshin, Nikaraguan dhe Uganda.Krahasuar me vitin 2011 Shqipëria ka bërë hapa prapa, pasi gjatë këtij viti indeksi i demokracisë ka qenë 5.81, ndërsa gjatë 2012 indeksi i demokracisë është 5.51.Sipas vlersimit ato vende që kanë demokraci të plotë, indeksi i demokracisë për to është 10.Sa i përket lirisë së medias, edhe në këtë fushë Shqipëria ka bërë hapa prapa gjatë 2012, ku indesi i lirisë së medias është 5.67, ndërsa në vitin 2011 ky indeks ka qënë 5.81.“Intelligence Unit e The Economist" sërish vlerëson se "Shqipëria ka një shans të vogël për të marrë statusin e vendit kandidat gjatë vitit 2013.Vlerësimi negativ që vjen për Shqipërinë nga revista e famshme britanike, përkon dukshëm me ngjyrat gri të raporteve të shumta që janë prodhuar për vendin tonë gjatë vitit të shkuar, nga organizmat ndërkombëtare, mediat e huaja dhe burime të tjera prestigjioze, të cilat kanë vënë në dukje problematikat e vjetra dhe të reja që kalon sot demokracia në vendin tonë.Ky indeksi është njëri ndër dokumentet serioze që mat dhe skedon barometrin demokratik kudo në botë.