Ligji i gjendjes civile në Komision, deputetët ironi për ndryshimin e mbiemrave
Ndërsa Komisioni i ligjeve ka marrë në shqyrtim dhe ka kaluar ndryshimet në ligjin për gjendjen civile, në kohën që debatohej për opsionet që parashikohen për ndryshimin e mbiemrit, deputetët e kanë kaluar këtë situatë përmes batutave.Duke iu përgjigjur interesit të deputetit socialist, Bashkim Fino, për mundësinë e ndryshimit të tij me mbiemrin Berisha, relatori demokrat Fatos Hoxha tha se këtë ia mundëson tashmë ligji dhe nëse do të duhej për më shumë deputetë të opozitës, atëherë tha Hoxha duhet bërë ndërhyrje në ligj. Kjo situatë është përcjellë me ilartitet në sallën e Komisionit të ligjeve.Po ashtu Komisioni i ligjeve vendosi të shtyjë për diskutim në mbledhjen e radhës ndryshimet në kodin penal, pasi përfaqësuesit e opzoitës kërkuan më shumë kohë për tu njohur me amendimet e reja të sjella nga Ministria e Drejtësisë.