Wollfarth:Do largohem nga Shqipëria pas zgjedhjeve. Respektoj vendimin e Bibës
Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth ka paralajmëruar largimin e tij në Shqipëria pas zgjedhjeve të 23 qershorit.Në një prononcim për mediat, ambasadori Wollfarth ka deklaruar se atij i është ofruar një punë e mirë nga Ministria e Jashtme gjermane, të cilën e ka pranuar.“Po është e vërtetë. Jam diplomat gjerman që kam tre vjet këtu. Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë më ka ofruar një post të mirë që shumë do e ëndërronin dhe unë e kam pranuar. Kjo bëhet brenda këtij viti. Meqë jemi këtu dua të theksoj se unë do të rri edhe për zgjedhjet” tha ai.Gjithashtu ambasadori Wollfarth theksoi se respekton vendimin e Denar Bibës për t`u dorëhequr si nënkryetar i KQZ-së.“Kam një respekt për Bibën dhe vendimin e tij. Për mendimin tim ai ka krijuar një atmosferë kontuktive për përgatitjen e zgjedhjeve të 23 qershorit, për përgatitjet teknike. Do të doja të përgëzoja anëtarë e KQZ-së dhe jam i sigurt që do të na marrë malli për të. Jam i bindur që ai do të ketë një të ardhme profesionale sepse ai e meriton.Unë jam i sigurt që do të ketë një pasardhës që do të punojë profesionalisht po jam i bindur që KQZ-ja do të vijojë të operojë në mënyrë teknike dhe profesionale” tha ambasadori.Ambasadori Wollfarth ka sqaruar se nuk është ai që shkruan raportin për zgjedhjet në Shqipëri.“Nuk jam unë për të shkruar raportin e ODIHR-it, duhet të jetë e qartë që misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it vëzhgon e raporton kanë mandat të ndarë nga prezenca e OSBE” tha ambasadori.