Të sëmurët hemofilikë, hapet qëndra kombëtare e hemofilisë në QSUT
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2013, 16:42
Rreth 400 hemofilik akoma nuk kanë gjetur zgjidhje për kurimin e sëmundjes së tyre. Hemofilia është një sëmundje e gjakut, të cilit i mungon aftësia për të pushuar gjakrrjedhjen.Mungesa e faktorit 8 ose 9, që shërbejn për mpiksjen e gjakut dhe mundësimi i këtij medikamenti vetëm në QSUT në Tiranë, vështirëson së tepërmi kurimin e pacientëve nga i gjithë vendi.Albert Gajo, zv/Ministër i Shëndetësisë dhe drejtori i QSUT, Helidon Bushati në inagurimin e Qëndrës kombëtare të hemofilisë, theksuan hapjen e dy qëndrave të tilla në vend dhe krijimin e database të sëmurëve hemofilikë.Mediakmenti për pacientët hemofilik është i pamundur të blihet, jo vetëm për shkak të kostos, por edhe të sigurimit të tij vetëm nga spitali i Tiranës.