Rama: Plan kombëtar për zhvillimin e vendit

Kryetari i PS-së Edi Rama ka premtuar sot se brenda 2 viteve të mandatit qeverisës së PS-së do të finalizohet plani kombëtar i zhvillimit.Ndërsa ka prezantuar në Peshkopi programin e PS-së për ekonominë, kryesocialisti Rama premtoi edhe një plan strategjik për sigurinë energjitike."Dua të theksoj domosdoshmërinë e një plani të përgjithshëm kombëtar sepse duhet ti japim fund veprimeve kuturu të tokës që po heq çdo muaj pasuritë e përbashkëta dhe po e kthen në truall të ndërtuar jashtë çdo kushti dhe për ti dhënë një drejtim të qartë vendit në rrugën e zhvillimit.  Duhet të përcaktojnë një plan kombëtar zhvillimi në të gjitha drejtimet, si në zhvillimin ekonomik, urban, mjedisor, etj. Është e nevojshme që ne të kemi një plan strategjik për sigurinë energjitike, mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në mënyrë që në të gjithë hapësirën shqiptare të mund të garantohet jo vetëm furnizimi me energji, jo vetëm e ardhmja e këtij furnizimi, por me çmime të arsyeshme që mund të jenë të përballueshme qoftë nga famijet, qoftë nga bizneset" tha Rama duke shtuar se pas 23 qershorit do të ulet në 6 përqind taksa për energjinë që sot është 20 përqind.Gjithashtu kryesocialisti premtoi se pas 23 qershorit do të vihet në zbatim projekti i interkonjeksionit që sot sipas tij po mbahet i bllokuar nga qeveria."Do të vihet në jetë të projektit të interkonjeksionit, që pavarëson Kosovën nga Serbia dhe integron tregun energjitik duke shutar një lidhje të re që është penguar në mënryë më absurde dhe më të dyshimtë nga qeveria. Projekt  që mbahet në sistar si shprehje kuptimplotë që ka dallim mes nesh dhe atyre që qeverisin që për atdhetarinë dinë vetëm të flasin ndërkohë që ne dimë të bëjmë dhe jo vetëm të flasim” shtoi Rama.Kryesocialisti Rama gjithashtu përsëriti sërish se pasi PS-ja të vijë në pushtet do të anulojë të gjitha koncesionet që janë në shkelje të ligjit dhe të kontratave.Rama shtoi më tej se zyrtarisht vidhen 100 mijë tonë naftë dhe popullit i faturohet një humbje 45 milionë dollarë në vit.