Shqipëria ka ujësjellës sa Anglia, Olldashi: Do të reduktojmë ndërrmarrjet
Në vend ka 58 ndërrmarrje të furnzimet me ujë që u shërbejnë 3 milion banorëve, po të njëjtin numër ndërrmarrjesh ka dhe Britania e Madhe për 55 milion banorë.Kjo do të thotë se biznesi i ndërrmarrjeve të funrizmit me ujë është mjaft i lulëzuar, por në shumicën e rasteve jashtë kontrollit dhe në keqmenaxhim.Nëse në Tiranë situata e furnizimit me ujë është e përmirësuar, në zonat rurale apo në qytete të tjera të vendit ka ende probleme edhe pse investimet e qeverisë kanë qenë të shumta. Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, kërkoi reduktimin e ndërrmarjeve të ujësjellësve.Ministri tha se ky vendim vjen për shkak se shumë ndërmarrje nuk zbatojnë detyrimet që kanë ndaj qytetarëve. Ministria mbështeti teknikisht një projekt të financuar nga zyra e bashkëpunimit austriak për zhvillim si dhe BE.