Trafikimi i njerëzve, Wollfarth: Duhet bashkëpunim mes institucioneve
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha institucioneve në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore.Duke folur në seminarin për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga trafikimi i qenieve njerëzore, ambasadori Wollfarth theksoi se lufta kundër këtij trafiku kërkon forcim të veprimeve të përbashkëta."Pjesëmarrja e gjërë e të gjitha institucioneve në këtë seminar tregon angazhimin e tyre për të luftuar fort trafikimin e qënieve njerëzore. Trafikimi i qënieve njerëzore është një krim i rëndë. Ai përbën një kërcënim ndaj sigurisë dhe është shpesh i lidhur me krimin e organziuar dhe si i tillë ai është një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë por për rajonin dhe gjithë Europën dhe kërkon një reagim të përbashkët. Bashkëpunimi mes organeve të ndryshme është i dosmosdoshëm. Është një shembull ku ja vlen të mbështetemi. Unë shpresoj që ky seminar të jetë i vlefshëm në veprime të përbashkët në këtë fushë. Pres me kënaqësi të shoh diskutime dhe propozime praktike” tha ambasadori.Sipas tij, kriza ekonomike sjell rritjen e këtij trafiku i cili përbën rrezik për të gjitha vendet e rajonit dhe të Europës.“Trafikimi i njerëzve është një krim shumë i rëndë dhe u shkakton shumë dëme qenieve njerëzore. Ai përbën kërcënim për sigurinë dhe kapërcen kufijtë dhe i lidhur me krimin e organizuar dhe përbën kërcënim jo vetëm për rajonin, por edhe Europën. Kjo kërkon reagim të përbashkët. Parashikoj se do kemi rritje të trafikimit të qënieve njerëzore duke pasur parasysh dhe rritjen e krizës ekonomike. Kushtet e vështira ekonomike kanë rritur kërkesën për rritje të vendeve të paligjshme të punës dhe kjo shfrytëzohet gjerësisht nga kriminelët” shtoi ambasadori.Sipas ambasadorit të OSBE, paratë e përfituara nga ky trafik i egër duhet të konfiskohen dhe që trafikanti të mos ketë më përfitime.“Trafikimi i qënieve njerëzore përkon me një risk të madh dhe përfitime të mëdha pasi dhe paratë e tyre investohen si të ligjshme. Për këtë arsye, qajsa në këtë seminar, me ata që punojnë kundër trafikimit është qasja më pozitive. Konfiskimi i këtyre të ardhura të reduktojë përfitimet kriminale. Vitet e fundit Shqipëria ka marrë përpjekje të konsiderueshme që janë vlerësuar” ka shtuar ai.Ndërkohë në seminarin me temë “Identifikimi, Sekuestrimi dhe Konfiskimi i pasurive që rrjedhin nga trafikimi i qenieve njerëzore” kanë qënë të pranishëm edhe drejtues të Policisë së Shtetit, Prokurorisë, gjykatës të krimeve të rënda, zyrtarë nga Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave, si dhe përfaqësues të OJF-ve dhe organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e anti-trafikimit.