Këshilltarët e majtë zyrtarizojnë kërkesën për shkarkimin e Kosovrastit
PS dhe LSI do të vendosin njësoj e në aleancë në të gjithë Këshillat bashkiak në vend. Ky vendim është zyrtarizuar sot bashkë më kërkesën e shkarkimit tw kryetarit aktual të këshillit bashkiak Njazi Kosovrasti. Po ashtu e majta ka propozuar që në krye të këshillit të jetë kreu aktual i tyre Aldrin Dalipi.“Qëllimi ynë që t`i shërbejmë qytetarit me vendimmarrjen tonë. Ky ka qenë qëllimi jonë kur kemi qenë vetë dhe ky do jetë dhe qëllimi pas bashkimit tonë me LSI. Ne do u tregojmë të gjithëve që së bashku, qëllimin për t`u shërbyer qytetarëve do e zhvillojmë çdo orë bashkë dhe do e dëshmojmë me LSI, në çdo vendimmarrje”u shpreh Dalipi.“Natyrisht ky është qëndrim politk që vjen fill pas cënimit të atij institucioni që është garant i votës dhe strukturave që kryejnë zgjedhjet. Ne kemi detyrim ta bëjmë këtë kohezion të majtë, vota nuk cënohet është e garantuar dhe kemi të gjitha mundësitë të garantojmë qytetarët e Shqipërisë, se vota do garantohet dhe nga destinacioni i qytetarit dhe do shkojë për qytetarin. Ne ta shtrijmë kohezionin tonë në pushtetin vendor se aty garantohet vota dhe aty është kontakti me qytetarin dhe aty zgjidhet vota”tha Rrokaj.Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, deklaroi se në këtë mënyre do të synohet garantimi i votës.“Ju e patë në Kuvend dhunën e Berishës për të delegjitimuar institucionet e pavarura. Është e njëjta dhunë që demonstrohet edhe në rrugë. Vjedhje jo vetëm e mandatit të anëtarit të KQZ, por ndaj pavarësisë funksionale të institucionit suprem që ushtron zgjedhjet. Të gjithë ata që e kanë çuar nëpërmend se mund të manipulojnë zgjedhjet, se me votën e qytetarëve mund të bëjnë çfarë të duan, ne sot u deklarojme se afirmojmë vullnetin tonë për ta kthyer sistemin vendor të denjë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, votën e qytetarëve” tha Tahiri.Të gjitha këto lëvizje edhe në nivel vendor erdhën pas situatës të tensionuar në KQZ, ku parlamenti miratoi shkarkimin e anwtarit të LSI, Ilirjan Muho. Nisur nga kjo LSI u shpreh se shumica që krijohet tashmë në Këshill, synon pikërisht mbrojtjen dhe garancinë e votës së qytetarëve.