Tiranë, dy të plagosur te Garda, qëllohet me armë zjarri biznesmeni nga Berati

Qëllohet me katër plumba pistolete biznesmeni nga Berati. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 20:05 të mbrëmjes së martës në një lokal tek Kodrat e Liqenit Artificial, ku është plagosur me armë zjarri Lulëzim Koka 35 vjec, biznesmen dhe drejtori i një firme ndërtimi në kryeqytet.Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autori i krimit, rreth 25-vjec ka shfrytëzuar momentin kur Koka qëndronte i ulur vetëm në një bar kafe në hyrje të Liqenit Artificial, pranë zonës së Gardës së Republikës, ku pasi e ka qëlluar është larguar në këmbë në drejtim të Kodrave të Liqenit. Ndërkohë, i plagosur lehtë ka mbetur edhe punonjësi i gardës, Rustem Rustemi, i cili ndodhej pranë vendngjarjes.Biznesmeni është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje kritike, madje raportojnë se i plagosuri ka kaluar një vdekje klinike.Strukturat e policisë si dhe të krimeve të rënda janë vënë në lëvizje për kapjen e autorit, ndërkohë që janë ndritur patrulla në zonën e Selitës, Petrelës dhe Saukut.Pista kryesore e hetimit lidhet me punën dhe mosmarrëveshjet që i plagosuri mund të ketë për shkak të punës që kryente dhe statusit të tij.