Aksident në Peqin, 3 të plagosur nga përplasja e dy automjeteve

Tre persona të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë është bilanci injë aksidenti automobilistik të regjistruar pasditen e sotme.Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ku dy automjete përkatësisht me targa AA 605 EG dhe El 40 88 B janë përplasur mes tyre dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit Dritan Sula dhe Artur Jaho, të cilët janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore.I plagosur ka mbetur një person i tretë, identiteti i të cilit nuk dihet ende,ndërsa ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.Uniformat blu të mbërritura në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethaneve të aksidentit, ndërsa dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara e të dy automjeteve.