Bumçi pret në vizitë kortezie Amb. lituanez: Integrimi në BE, objektivi ynë më madhor
Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi priti në një takim kortezie Ambasadorin e ri të Lituanisë, Prof. Dr. Alfonsas Eidintas, rezident në Athinë.Ministri Bumçi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen konstante që Lituania i ka dhene Shqipërisë në rrugetimin e saj evropian.Ai përshëndeti Presidencën e ardhshme lituaneze të BE-së, në 6-të mujorin e dytë të këtij viti duke shprehur besimin në bashkëpunimin dhe mbështetjen e Lituanisë për marrjen e statusit të vendit kandidat.Ministri Bumçi theksoi se integrimi evropian i vendit mbetet objektivi ynë më madhor dhe se qeveria shqiptare është plotësisht e përkushtuar për përmbushjen e të gjitha detyrimeve të përcaktuara nga KE.Ambasadori Eidintas vlerësoi nivelin e bashkëpunimit dypalësh dhe shprehu vullnetin e palës lituaneze për forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.Ai njëkohësisht vleresoi progresin e dukshëm që ka arritur Shqipëria, realizimin e shumë reformave integruese dhe theksoi mbështjetjen e plote që Lituania do të vijojë t’i japë Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.