Aksident në Burrel, përplaset motori, plagosen dy pasagjerët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2013, 19:19
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Burrel-Milot, në vendin e quajtur Kongrasht, ku dy të rinj, të cilët udhëtonin me motor janë përplasur në rrugë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë.Menjëherë të rinjtë, janë transportuar drejt spitalit rajonal për marrjen e ndihmës mjekësore.Njëri prej tyre, pikërisht Roland Tusha 30 vjeç, si pasojë e plagëve dhe gjendjes së rëndë shëndetësore është është dërguar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për mjekim më të specializuar.Ndërkaq forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.