Berisha udhëton drejt Londrës, merr pjesë në funeralin e Thatcher

Kryeministri Berisha u nis sot për në Londër, në Britaninë e Madhe, ku do të marrë pjesë të mërkurën në ceremoninë e lamtumirës për nder të ish kryeministres Margaret Thatcher, ceremoni kjo që do të mbahet në Katedralen St. Paul, do të ndiqet nga personalitete të larta botërorë.Kryeministri Berisha e ka konsideruar ndarjen nga jeta të ish kryeministres Thatcher si një humbje të madhe e një prej personaliteteve më të shquara politike të Britanisë së Madhe dhe botës perëndimore, ndërsa e quajti një mike të shquar dhe të vërtetë të shqiptarëve, e cila mbështeti me vendosmëri çështjen e tyre.Në kryeqytetin britanik, Londër u mbajtën provat për funeralin e Margaret Thatcher-it. Mbi 700 pjesetare te Forcave te Armatosura moren pjese ne simulimin e oreve te para te mengjesit. Neser, ata do te rreshtohen ne rrugen qe do te ndjeke procesioni funeber nga ëestminster per ne katedralen e Shen Polit.Arkemorti i Lady Thatcher-it do te levize me nje karroce te terhequr nga kuajt e rojes mbreterore, te cilet ishin dhe pjese e provave te sotme.Sipas majorit Andreë Chatburn, njeriu i ngarkuar me koreografine e parades, gjithshka shkoi shume mire ndersa e gjithe kjo sipermarrje ishte e nevojshme per eventin e se merkures. `Koordinimi eshte jashtezakonisht i rendesishem`, sqaroi ai.E ndersa pergatitjet per sherbimet e përmortshme te ish-kryeministres britanike kane marre udhe, eksperte e historiane vazhdojne te diskutojnë trashëgiminë e saj, veçanërisht në arenën ndërkombëtare.Nje pjese e tyre mendojne se Thatcher do të mbahet mend më shumë për politikat e ashpra ekonomike të tregut të lirë që zbatoi gjatë pushtetit 11-vjeçar nga viti 1979 deri më 1990-tën, për të cilat mund të thuhet se hodhën themelet e një revolucioni ekonomik në Britani.Por Zonja e Hekurt luajti një rol të rëndësishëm edhe në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në një kohë e tensioneve të luftës së ftohtë mes Bashkimit Sovjetik dhe Perëndimit. Thatcher ishte udhëheqësja e parë perëndimore që arriti në përfundimin se Mihail Gorbaçov mund të ishte një tip tjetër politikani sovjetik.Pavaresisht zerave kunder, ajo vazhdon te konsiderohet një lidere e madhe e shekullit të 20-të, ndersa gazeta “Financial Times”, e pershkruan si figuren me të cilën duhet të krahasohen udhëheqësit e ardhshëm britanikë”.