PS denoncon dështimet me privatizimet: Berisha mendon për vete, jo shqiptarët

Partia Socialiste ka denoncuar sot, atë që ajo e konsideron dështim të qeverisë, lidhur me procesin e privatizimit. Në vazhdimësi të fushatës së selisë rozë “100 arsye për të mos votuar Berishën” deputeti socialist Eduard Shalsi tha se Kryeministri jo vetëm që nuk diti t’i mbrojë, por ka vënë në rrezik ekzistencën e burimeve më të rëndësishme.“Sot vetëm 68 ditë na ndajnë nga 23 qershori, dita kur shqiptarët do ta ndëshkojnë me votë Sali Berishën, kryeministrin e dështimeve të njëpasnjëshme që kanë rrënuar vendin. Një prej 100 dështimeve më të rënda e më të pafalshme të këtij njeriu, i cili nuk erdhi me nder, nuk qëndroi me nder dhe nuk po ikën dot me nder, është shkatërrimi edhe i pasurive kombëtare natyrore, pronë e gjithë shqiptarëve.Sali Berisha jo vetëm që nuk diti t’i mbrojë, por ka vënë në rrezik ekzistencën e burimeve më të rëndësishme, si ato të Kromit, Naftës, Gazit, Ujin, duke cenuar dobishmërinë e tyre për të ardhmen tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Sali Berisha as që kishte ndërmend që pasuritë natyrore të Shqipërisë t’i shfrytëzonte në dobi të të gjithë Shqiptarëve.Por i dha me koncesione aspak transparente, totalisht korruptive, nga të cilat përfitojnë vetëm një grup i ngushtë njerëzish i lidhur me familjen në pushtet, nën moton shfrytëzo e shkatërro! Sali Berisha premtoi subvencione për investime në teknologji inovative, fonde mbështetëse për SME në sektorin e shfrytëzimit të pasurive natyrore por asnjë qindarkë nuk është parë akoma” tha ai.Sipas Shalsit shumë projekte koncesionare kanë injoruar në mënyrë të plotë inpaktin në mjedis, duke instaluar një sistem: atë të përfitimit përmes shkatërrimit.“Koncesionet minerare të dhëna nga kjo qeveri jo vetëm nuk i kanë sjellë asnjë dobi shqiptarëve, por si rezultat i shfrytëzimit pa kurrfarë kriteri rrezikohet seriozisht perspektiva e tyre. Miliona dollarë të zhdukura e pasuritë natyrore të shqiptarëve akoma e më shumë të rrezikuara.Minatorët që punojnë në kushte barbare; s’kanë rrugëdalje, pa mbështetje, të braktisur e tradhtuar nga qeveria e tyre.Firmat që as shpenzojnë për investime e as dalin me fitim; duke lënë në mëshirë të fatit punëtorët, duke vjedhur pasurinë tonë, e duke varfëruar edhe tokën tonë. Sikur qeveria të bënte vetëm sehir, nuk do bënte dot kaq dëm, por si një bandë kriminale u përfshi aktivisht në një partneritet mafioz duke dhënë kontrata, falur gjoba, shkelur rregullat dhe ligjet, në kundërshtim dhe armiqësi të hapur me interesat publike, d.m.th të qytetarëve shqiptarë.Aferat me koncesionet minerare kanë marrë e vazhdojnë të marrin jetë në minierat e Bulqizës. Kanë humbur jetën tragjikisht në galeritë e tyre më shumë se 30 shqiptarë gjate kësaj qeverisje. Nëpërmjet koncesioneve të kromit janë zhdukur dhjetëra miliona USD. Bazuar në statistikat zyrtare 100 mijë tonë naftë vidhen çdo vit, duke ikur kështu nga duart e qytetarëve dhe nga buxheti i shtetit. Pjesa e eksplorimit është edhe më e prapambetur, pasi në 20 vjet nuk është zbuluar asnjë pikë naftë e re, por vetëm janë shfrytëzuar burimet e mëparshme” shtoi Shalsi.Deputeti socialist akuzoi kreu e qeverisë se është i vetmi Kryeministër, i cili u mundua të koncensionojë një pasuri kombëtare strategjike siç është nafta dhe nga këto koncesione shqiptarët të përfitojë minimumin e të drejtës sovrane. Ndërkaq ai i vlerësoi si skandale privatizimin e 4 HEC-VE, atë të Ulzës, Shkopetit, dhe Bistricës 1 dhe 2.“Sali Berisha është i vetmi kryeministër i cili u mundua të koncensionojë një pasuri kombëtare strategjike siç është nafta dhe nga këto koncesione shqiptarët të përfitojë minimumin e të drejtës sovrane. Tentoi por dështoi. Dështoi me ARMO-n, dështoi me Albpetrolin. Sot Shqipëria nuk përpunon dot asnjë ton naftë; eksporton1 milionë ton naftë jashtë çdo standardi, jo në formën e shfrytëzimit të burimit, por në formën e grabitjes së burimit, e ndërkohë importon 650 mijë ton në vit me dyfishin e çmimit që fiton nga eksporti.Mbi 300 koncesioneve në vepra hidroenergjetike janë dhënë nga Sali Berisha, e ndërkohë që afatet ligjore për nisjen e punës kanë kaluar, vetëm 10% e tyre janë sot në proces jetësimi. Me 90%-shin e mbetur po lulëzon tregu informal i shkëmbimit dhe tregtimit të lejeve koncesionare. Privatizimi i 4 HEC të Ulzës, Shkopeti, dhe Bistricës 1 dhe 2, është, padyshim, një nga skandalet më të mëdha të qeverisë Berisha. Tashmë këtij skandali të shitjes në vlerë qesharake të 4 HEC-ve fitimprurëse, i shtohet edhe fakti se privatizuesi s’ka as para për këtë blerje.Sali Berisha i ka pare privatizimet strategjike vetëm si një mjet pasurimi te familjes se tij dhe aspak si një instrumente përfitimi për një zhvillim të qëndrueshëm të Shqipërisë” deklaroi Shalsi.Partia Socialiste u zotua se pasuritë natyrore t'ua kthejë përsëri shqiptarëve, për t’i shfrytëzuar në mënyrë të qëndrueshme vetëm dhe vetëm për interes të të gjithë shqiptarëve.